Të hënën në Kosovë do të mbajë mot me diell e me pak vranësira, kurse mëngjesi do të jetë me ngrica.
“Moti kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Në mëngjes ngrica dhe kushte për mjegull”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Temperaturat minimale lëvizin ndërmjet -7 deri -3°C, ndërsa maksimale 3-7°C. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja. / Gazeta Enigma.