Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale, Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe te “Heroinat”

Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale, Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe te “Heroinat”

Të martën ushtruesja e detyrës së Presidentes Albulena Haxhiu, bashkë me kryeministrin Albin Kurti ditën e nisën duke bërë homazhe te memoriali “Heroinat”, shkruan Gazeta Enigma.

Ata bënë homazhe në nderim të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ata ishin të shoqëruar me dy nga të mbijetuarit, Vasfije Krasniqi- Goodman dhe Ramadan Nishorin.

14 prilli është shpallur zyrtarisht si Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, një vendim që synon të ruajë kujtesën kolektive dhe të nxisë solidaritetin me të mbijetuarit.

Related Articles