Një person është gjetur pa shenja jete të hënën në fshatin Godanc i Epërm të Shtimes, ka njoftuar Policia e Kosovës që po e heton rastin.
Sipas njoftimit në raportin 24-orësh, raportimi është bërë nga emergjenca. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.
