Ditë zie në Kosovë: Klubet sportive dalin në nderim dhe kujtim të grave të vrara!

Ditë zie në Kosovë: Klubet sportive dalin në nderim dhe kujtim të grave të vrara!

Presidentja e vendi, Vjosa Osmani, dje ka urdhëruar që sot në Kosovë të jetë ditë zie.

Shpallja e zisë u bë pas rastit të vrasjes së një gruaje dje nga bashkëshorti i saj në Pejë, raporton Gazeta Enigma

“Shpallet zija shtetërore në tërë territorin e Kosovës, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”, thuhet në vendimin e Osmanit.

Edhe klubet sportive në Kosovë si SC Gjilani e FC 2 Korriku kanë ndërruar logot në faqet zyrtare të klubit në nderim dhe kujtim të të gjithë grave dhe vajzave të vrara në Kosovë.

Vrasja e gruas dje ishte rasti i dytë brenda pesë ditëve në Kosovë që bashkëshortët vrasinë gratë e tyre. /Gazeta Enigma/

Related Articles