Ditën e Bajramit, Policia e Kosovës shqipton 251 gjoba për personat që nuk respektuan masat anti COVID

Ditën e Bajramit, Policia e Kosovës shqipton 251 gjoba për personat që nuk respektuan masat anti COVID

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka publikuar statistikat përgjatë kontrollit ditorë, raporton Gazeta Enigma.

Në njoftim bëhet e ditur se 251 tiketa janë shqiptuar për personat që nuk i kanë respektuar masat anti COVID-19, derisa janë shqiptuar 274 gjoba trafiku.

Tutje, nuk raportohet për aksidente me fatalitet, ndërsa 33 janë regjistruar me të lënduar, kurse 31 me dëme materiale.

Sa i përket arrestimeve, Policia ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar tetë persona, ndërsa katër janë dërguar në mbajtje.

Related Articles