Ambasadorja e Kosovës në Izrael: Kosovarët atje janë të sigurtë

Ambasadorja e Kosovës në Izrael: Kosovarët atje janë të sigurtë

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, tha se të gjithë kosovarët që jetojnë në Izrael janë të sigurt.

“Të gjithë kosovarët që jetojnë në Izrael janë të sigurt”, tha ambasadorja shkurt.

Por, Demiri nuk ka dhënë më shumë detaje rredh vendndodhjes së tyre në Izrael.

“Të lutem të gjitha pyetjet dërgojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme”, shtoi ajo për Albanian Post.

Ndryshe, gati qe dy javë kanë filluar përleshjet e dhunshme në Jerusalemin Lindor dhe kanë nxitur luftimet më të ashpra në vitet e fundit në mes të Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës, e si pasojë kanë vdekur dhjetëra persona.

Ndërkaq shteti i Izraelit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin qendror të Lod-it pas trazirave të ndodhura ditët e fundit.

Ndërsa, dy ditë më parë Bashkimi Evropian ka kërkuar që luftimet në Gaza të ndalen.

“Shkallëzimi i rëndë në Izrael dhe Territorin Palestinez, përfshirë dhunën e madhe në dhe përreth Gazës, duhet të ndalet”.

Palestinezët, popullata arabe që vjen nga toka që Izraeli kontrollon tani, i referohen territorit si Palestinë dhe duan të krijojnë një shtet me atë emër. Konflikti izraelito-palestinez, me pak fjalë qëndron në atë se kush e merr atë tokë.

Related Articles