Manchester United ka fituar me rezultat të thellë 5-1 ndaj Leeds United në ndeshjen e parë të stinorit të ri.
Skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer e ka filluar në mënyrën më të mirë sezonin e ri të Premierligës.
Paul Pogba ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, duke realizuar “poker” të asistimeve (4), derisa në anën tjetër Bruno Fernandes shënoi 3 gola.
Golin e 5-të për Man Utd e shënoi brazilian Fred në minutën e 68-të.
Në anën tjetër, Luke Ayling shënoi një gol shumë të bukur për skuadrën e Marcelo Bielsas.
Në këtë takim, si asnjëherë më parë këtë vit ishin të paraitur 72732 spektatorë.
Ndeshja e ardhshme e “Djajve të Kuq” do të jetë ndaj Southampton më 22 gusht, derisa Leeds luan ndaj Evertonit në shtëpi më 21 gusht.