Djali i Hysni Gucati, Musliu, e ka quajtur të padrejtë dhe diskriminues vendimin e Gjykatës Speciale, për moslejim të vizitës në Hagë, pas kërkesë për më shumë se një muaj.
I biri i ish-kreut të OVL të UÇK-së, thotë se arsyetimi i autoriteteve holandeze se kinse familjarët nuk kanë dëshmuar se kanë mjete të mjaftueshme për të udhëtuar në Hagë është i papranueshëm.
Ai në një konferencë të përbashkët edhe me udhëheqës aktual të kësaj organizate tha se të gjitha shpenzimet e nevojshme janë paguar nga ministria e Drejtësisë.
“…i gjithë dokumentacioni është përgatitur, MD i ka paguar të gjitha, jemi vaksinuar me kohë. Vendimi i autoriteteve holandeze është i padrejtë edhe diskriminues”.