Djali i Mimoza Kusarit sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Djali i Mimoza Kusarit sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka njoftuar se djali i saj 9 vjeçar është sulmuar sot nga qentë endacakë.

Përmes një postimi në Facebook, ku ka bashkangjitur dhe fotografi, ka thënë se ngjarja ka ndodhur në hyrjen e oborrit të shkolles “Ismail Qemali”, në Prishtinë.

“Sot cak i një sulmi nga qenët endacakë ishte djali ynë Edoni, 9 vjeçar, në afërsi të shkollës së tij “Ismail Qemali” në Bregun e Diellit në Prishtinë. Sulmi ndodhi në mes të ditës, ora 1:15 mesditë, derisa djali ishte duke hyrë në oborrin e shkollës. Reagimi i mësuesës, drejtoreshës dhe pastaj emergjencës ka qenë i menjëhershëm dhe pas intervenimit kirurgjik (qepjes) në Emergjencë, Edoni është duke u trajtuar në shtëpi. I falenderoj me radhë të gjithë që sot ishin me Edonin pas sulmit që i ndodhi”, tha ajo.

Tutje theksoi se me këtë problem përballen edhe qindra familje.

“Problemi që sot preku edhe familjen tonë, ka prekur qindra familje në mbarë Kosovën, jam shumë e vetëdijshme për këtë. Është i domosdoshëm trajtimi përmbajtësor i problemit të qenëve endacakë. Problemi i rrugës nuk mund të jenë qenët endacakë, por mënyra se si njerzit i trajtojnë ata”, u shpreh Kusari.

Më tej ka kërkuar nga institucionet gjegjëse që të veprojnë ndaj këtij fenomeni, që jo rrallë ndodhë në Prishtinë.

“Unë nga zemra uroj që djali ynë të jetë i fundit që e përjetoi traumën e sotme, por frikohem se nuk do të mbaroj me kaq. Apeloj dhe lus të gjitha nivelet e vendimarrjes, mos të lëmë fëmijët të rritën me frikën e daljes në rrugë dhe urrejtjen ndaj kafshëve. Të ngrisim vëmendjen për trajtimin e qenëve të pastrehë dhe trajtimin e mëtutjeshëm të tyre”, shkroi tutje.

“Nuk e fajësoj askënd sonte, dua të kalojmë këtë mbrëmje me falenderimin se nuk u bë më keq, por jo edhe për të ardhmen. Nuk dua të pranoj si standard këtë realitet, e nuk duhet askush të lejoj të kemi siguri të këtij niveli në rrugët tona”, tha Kusari. Kujtojmë se sulme të tilla ndodhin shpesh në Prishtinë.

Të dashur miq,Hapësirat brenda dhe jashtë shkollave, lagjet dhe hapësirat e qyteteve e fshatrave tona, po rrezikohen…Posted by Mimoza Kusari on Monday, May 24, 2021

Related Articles