Hoxha pritet t’i bashkohet skuadrës kroate

Hoxha pritet t’i bashkohet skuadrës kroate

Një ndër futbollistët më cilësor që aktivohet në futbollin e Kosovës, Arbër Hoxha, pritet që gjatë kësaj vere të ndërrojë mjedis. Mesfushori-sulmues i Ballkanit pritet që ta vazhdojë karrierë në Kroaci te skuadra elitare Lokomotiva Zagreb.

Raportohet se Hoxha shumë shpejt do t’i bashkohet Lokomotivës, skuadër e cila njihet si “çerdhe” e talenteve në Kroaci. Lokomotiva në kampionatin e fundit përfundoi në pozitën e tetë, teksa në këtë ekip janë aktivizuar edhe shqiptarët: Hajdin Salihu, Enis Cokaj, Sherif Kallaku, Françesko Tahiraj dhe Indrit Tuci.

22-vjeçarit me të përfunduar edicioni në Kosovë (të dielën) i ka skaduar edhe kontrata me Ballkanin, pjesë e së cilës është që nga viti 2019. Hoxha në këtë kampionat i ka realizuar tetë gola me ekipin “portokalli”. Futbollisti me prejardhje nga Istogu në karrierën e tij, krahas Ballkanit, ka luajtur edhe për Prishtinën, Besën e Pejës, Istogun dhe Hajvalinë.

Hoxha e ka regjistruar edhe një paraqitje me Përfaqësuesen e Kosovës të drejtuar nga Bernard Challandes, miqësoren me Suedinë e zhvilluar në janar të vitit 2020 në Katar. Hoxha më parë ka qenë pjesë e Kosovës U21.

Related Articles