Djali i Ronaldinhos në prova te Barcelona, publikohen pamjet e stërvitjes

Djali i Ronaldinhos në prova te Barcelona, publikohen pamjet e stërvitjes

Djali i Ronaldinho Gaúchos është aktualisht në një periudhë prove në Fútbol Club Barcelona.

Djaloshi 17-vjeçar është nën vëzhgim për të kuptuar nëse është në nivel të mjaftueshëm për të luajtur për skuadrën e të rinjve të Barçës.

Joao Mendes (Joao de Assís Moreira), që është emri i djalit të Gauchos, është 17 vjeç dhe luan si qendërsulmues. Ai sapo ka ndërprerë kontratën Cruzeiron, për këtë arsye është në provë në Barcelonë.

Me nënshkrimit të tij të mundshëm po merret personalisht presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili ka një marrëdhënie të ngushtë me Ronaldinhon.

Tani gjithçka është në duart e teknikëve të skuadrës së Barcelonës. Ata do të duhet të vendosin nëse Joao është në nivelin e duhur për të luajtur për ekipin katalanas.

Angazhimi i Joan Laportas është që të mos ndërhyjë në operacion dhe të bazohet në mendimin e teknikëve për të marrë një vendim.

Duhet kujtuar se nënshkrimi i Ronaldinhos në fazën e parë të Joan Laportas si president ishte vendimtar për suksesin e asaj Barçe.

Me brazilianin si lider, skuadra fitoi shumë tituj, mes tyre edhe Championsin e vitit 2006.

Related Articles