Hajdari: Do të analizojmë të gjitha barrierat të cilat i kanë vendet fqinje me Kosovën

Hajdari: Do të analizojmë të gjitha barrierat të cilat i kanë vendet fqinje me Kosovën

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka deklaruar se ata do të analizojnë barrierat tregtare të cilat i kanë vendet fqinje me Kosovën dhe nga të gjeturat ata do t’i përdorin mekanizmat ndërkombëtar në të cilën është e anëtarësuar Kosova me qëllim përmisimin e atyre marrëdhënieve tregtare.



Hajdari në konferencën për shtyp tha se ministria që ajo udhëheq po i rishikon barrierat që ka Kosova në raportet ekonomike me shtetet tjera përreth.

“Shohim se kemi shumë barriera jo vetëm me Serbinë por edhe me shtetet e tjera rajonale. Fillimisht do t’i përdorim këto mekanizma se sa këto na mundësojnë ne që të trajtojmë çështjet që kemi me barrierat me shumë shtete fqinje.  Është mekanizmi CEFTA por edhe mekanizmi EFTA i cili pret të nënshkruajë marrëveshje me Republikën e Kosovës” ka thënë ajo.

Related Articles