Thyhet zyra e zëvendësministrit Hysen Durmishi

Thyhet zyra e zëvendësministrit Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se në momentin që është paraqitur në punë ka gjetur derën e thyer.

“Dje me të arritur në punë rreth orës 08:00, bashkë me stafin tim kemi vërejtur se dera e zyrës së takimeve protokolare të Kabinetit ku unë jam Zv. Ministër ka qenë e hapur me forcë (e thyer)”. Menjëherë është njoftuar sigurimi i objektit i cili ka ardhur në vendin e ngjarjes dhe po i njëjti ka njoftuar organet e rendit dhe të sigurisë, Policinë e Kosovës, ka shkruar Durmishi në Facebook.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shkruar se kjo ngjarje nuk do ta ndal punën e tij.

“Ne do të punojmë shumë dhe drejtë dhe me transparencë. Dyert tona do të jenë të hapura prandaj nuk keni nevojë t’i thyeni”, ka shkruar më tej Hysen Durmishi.

Postimi i plotë i tij.

Dje me të arritur në punë rreth orës 08:00, bashkë me stafin tim kemi vërejtur se dera e zyrës së takimeve protokolare…Posted by Hysen Durmishi on Wednesday, April 21, 2021

Related Articles