Anësori i Interit, Federico Dimarco është kërcënuar nga tifozët ultras të Milanit, pas koreve dhe këngëve të italianit pas fitores së Nerazzurrëve në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Lojtari është detyruar të kërkoj falje.
Goli i Lautaro Martinez kundër Milanit i hapi rrugën Interit për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve, të cilën Nerazzurrët do ta luajnë kundër Manchester Cityt në Stamboll më 10 qershor.
Por, temperamenti në veri të Italisë është i lartë. Protagonist për keq është anësori i majtë, Dimarco, i cili është kërcënuar nga ultrasit e Milanit në ditën e djeshme.
Gjithçka ka nisur nga disa këngë që Dimarco i këndoi së bashku me tifozët e Interit, pasi eliminuan Milanin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Disa orë pas ndeshjes, tifozët radikalë apo ultras të ekipit rival, Milanit, vizituan shtëpinë e Dimarcos dhe i vendosen një pankartë.
“Dimarco mendo të luajë… ose do të të bëjmë të gëlltisësh gjuhën”, shkruhet në pankartën që ultrasit e Milanit kishin varur në shtëpinë e lojtarit.
Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe ylli i Interti ka përdorur rrjetet sociale për t’i kërkuar falje tifozëve të Milanit.
“Të martën në mbrëmje pas ndeshjes e lashë veten të shkoj në një moment mendjelehtësie. Doja t’u kërkoja falje të gjithë tifozëve të Milanit që u ndjenë të ofenduar”, ka shkruar Dimarco në profilin e tij privat.