Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka mirëpritur sot në zyrën e tij presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviqin, të cilit i dorëzoi edhe Çelësin e Kryeqytetit.
Këtë e bëri të ditur vetë Rama me anë të llogarisë së tij në Facebook, ku postoi fotografi nga takimi në fjalë dhe u shpreh se synon forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve tona në çdo aspekt.
“Jemi e do të mbetemi fqinj të mirë për sa kohë të ketë jetë mbi tokë”, ka shkruar mes tjerash i pari i kryeqytetit.