EKSKLUZIVE: Ja në cilin stadium do të luhet ndeshja Drita – Ulpiana

EKSKLUZIVE: Ja në cilin stadium do të luhet ndeshja Drita – Ulpiana

Për rreth dy muaj nuk është luajtur asnjë ndeshje në stadiumin e qytetit as nga skuadra e Dritës e as ajo e SC Gjilanit.

Gjendja e stadiumit të qytetit në Gjilan mbetet e njëjta, në qorrsokak, por fusha e saj është në gjendje të mirë, pasi të dy klubet kanë investuar që së paku të jenë në gjendje t’i kryejnë stërvitjet aty.

Gazeta Enigma merr vesh ekskluzivisht se kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e qytetit me bari natyral.

Drita ka vendosur që këtë ndeshje ta luaj në fushën me bari artificial disa ditë para finales së Kupës së Kosovës, që do ta luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” po ashtu në bari natyral.

Drita – Ulpiana luhet të dielën nga ora 15:00 në kuadër të xhiros së fundit në Superligë.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles