“Do të rishqyrtojmë gjithçka”- A po paralajmëron Sekretari Rubio mbyllje të bazave amerikane në Evropë?

“Do të rishqyrtojmë gjithçka”- A po paralajmëron Sekretari Rubio mbyllje të bazave amerikane në Evropë?

Sipas gazetës prestigjioze amerikane “Wall Street Journal” ka plane brenda administratës Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Evropa.

Bëhet fjalë për vende si Franca, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat kanë kufizuar përdorimin e bazave amerikane, por edhe për Gjermaninë, ku ndodhet baza më e madhe ushtarake amerikane jashtë Shteteve të Bashkuara.

Sekretari amerikan i Shteitt, Marco Rubio, ka thënë se gjithçka do të rishqyrtohet nëse Evropa mohon të drejtën e stacionimit të SHBA-së në bazat e saj kur i nevojiten.

 “Nëse NATO do të thotë vetëm që ne ta mbrojmë Europën në rast se ajo sulmohet, ndërsa Europa na mohon të drejtat e stacionimit kur ne kemi nevojë për to, atëherë kjo nuk është një marrëveshje veçanërisht e mirë.”, ka deklaruar Rubio.

Ai shtoi se gjithçka do të rishqyrtohet.

Related Articles