“Do t’ju vras…”, plas sherri mes anëtarëve të familjes Ahmetaj në Prizren pas seancës për kontestin pronësor

“Do t’ju vras…”, plas sherri mes anëtarëve të familjes Ahmetaj në Prizren pas seancës për kontestin pronësor

Pas një seance gjyqësore, një person ka kërcënuar familjarët e tij, me të cilët janë në kontest pronësor.

Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari nga familja Ahmeti ka kanosur seriozisht nipat e mbesat, duke i thënë se “do t’ju vras nëse ju shoh te arat”. Për të mos mbaruar me kaq, ai ka tentuar edhe të hidhet në sulm, por është ndaluar.

Posa rasti është denoncuar, ka intervenuar Policia dhe i dyshuari është arrestuar e shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndërkohë në shtëpinë e tij është kryer bastisje, ku janë sekuestruar përkohësisht armë e municion, ndërsa pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti për veprën penale ‘Kanosje’.

Related Articles