Pas parandalimit të tentativës së kontrabandës së auto pjesëve dhe instrumenteve tabelorë në pikëkalimin kufitar të Vermicës me datën 11 shtator 2023, nga Dogana e Kosovës njoftojnë se kanë vijuar hetime për të ndalur veprimtarinë e paligjshme të kësaj natyre.
Bëhet e ditur se është arritur të lokalizohet objekti ku këto pjesë të makinave tregtoheshin në mënyrë të padeklaruar.
“Pas identifikimit të lokacionit është bërë edhe bastisja e këtij lokacioni në Fushë Kosovë. Në objekt janë gjetur pjese rezervë, ulëse dhe pjese të tjera të enterierit të veturave. Personat përgjegjës nuk kanë pasur dokumentacion përkatës dhe dyshohet se është i kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës”.
“Vlera e mallit të konfiskuar llogaritet të jetë rreth 10,000 Euro”.