Shefi i Urgjencës, Avdyl Pacolli, ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e dyshimtë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
“Në momentin kur ekipa ka shkuar e ka gjetur atë pa shenja jete. E ka gjetur në holl të banesës. Në holl të katit të dytë, të banesës. Ekipa mjekësore me të konstatuar vdekjen e ka thirrë shërbimin policor. Gjakderdhje ka pasur, por që plumb diçka nuk më thanë ekipa. Protezat jashtë gojës, po masa gjaku po”, ka thënë Pacolli.
Redaksia e Gazetës Enigmës e ka kontaktuar zëdhënësen e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila e ka konfirmuar lajmin.
“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, ) të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër). Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti për Enigmën.
Rruga ku është gjetur viktima tashmë është bllokuar.