Donald Trump gjatë vizitës në Skoci: Është e mrekullueshme të jesh në shtëpi

Donald Trump gjatë vizitës në Skoci: Është e mrekullueshme të jesh në shtëpi

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se “është e mrekullueshme të jesh në shtëpi” teksa mbërriti në Aberdeen për një vizitë në pronat e tij të golfit skocez.

Kjo është vizita e parë e Trumpit në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2019 pas largimit nga detyra.

Ai pritet të marrë pjesë në një ceremoni për të hapur një kurs të ri në vendpushimin e tij në Aberdeenshire, Trump International Scotland, raporton BBC.

Trump, nëna e të cilit është nga Ishulli Lewis, nxiti një operacion sigurie në një vizitë skoceze të vitit 2018 me protesta në Glasgow, Edinburgh dhe Aberdeen.

Vizita vjen pasi Trump përballet me process gjyqësor në Shtetet e Bashkuara. Në fillim të këtij muaji ai u deklarua i pafajshëm për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit.

Ai po përballet gjithashtu me një gjyq civil mbi një akuzë për përdhunim gati tre dekada më parë.

Trump, i cili kandidon sërish për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, po viziton Skocinë si individ.

Kuptohet se nuk ka asnjë kërkesë për qeveritë skoceze ose atë të Mbretërisë së Bashkuar për t’u kujdesur për sigurinë speciale.

Related Articles