Donika Gërvalla tregon se ç’ka diskutuan me kryediplomatin evropian

Donika Gërvalla tregon se ç’ka diskutuan me kryediplomatin evropian

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se me homologun kroat diskutuan për perspektivën evropiane të Kosovës dhe mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës në shumë fusha.

Gërvalla mes tjerash theksoi se vizita e Radmanit shënohet në një ditë të veçantë për kroatët e Janjevës.

“Mikun Gordan e falënderova shumë për përkrahjen në disa fusha që Kroacia ia ka dhënë Kosovës në shumë fusha. E falënderova për përkrahjen e jashtëzakonshme që Kroacia e ka dhënë në çdo forum. Për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të dytë u pajtuam që është një proces që ka zgjatur padrejtësisht shumë”, u shpreh Gërvalla.

“E falënderova kolegun Gordan për mbështetjen që Kroacia që i ka dhënë Kosovës që nga dita e parë aplikimit për an në Këshillin e Evropës dhe sigurimin e votave”.

“Biseduam për perspektiven Evropiane të Kosovës, për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që ka marr formë, duke e ditur që shtetet”, shtoi ai.

“Kjo vizitë lidhet me një datë shumë të shënuar për Kroacinë. 720 vjetori i regjistrimit të parë zyrtar të diasporës kroate dhe kjo ka ndodhur në Janjevë. Dhe së bashku pastaj do të shkojmë në Janjevë. Me kroatët e Janjevës do festojmë këtë ditë të shënuar për ta”.

Related Articles