Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka shënuar fitore bindëse ndaj grekes, Marinela Cani në Kampionatin Evropian të boksit që është duke u mbajtur në Budva të Malit të Zi.
Sadiku mori fitore të madhe në rrethin e dytë të kësaj gare, duke triumfuar ndaj boksieres greke me rezultat bindes 5:0.
Në çerekfinalen, Donjeta do të përballet me rumunen, Andrea Loredana Marin, kategoria 60 kilogramë.
Ndryshe, boksierja jonë ka siguruar medaljen me kalimin në çerekfinale.