Portieri italian, Gianluigi Donnarumma, e ka fituar çmimin për portierin më të mirë në ceremoninë e Topit të Artë.
Ai pati një sezon të mrekullueshëm me Milanin duke i rikthyer Rossonerët në Ligën e Kampionëve dhe më pas u transferua te Paris Saint-Germaini.
Mirëpo, kulmi i suksesit të tij erdhi me Italinë, pasi me përfaqësuesen e tij e fitoi Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’.