Alexia Putellas fiton Topin e Artë në konkurrencën e femrave

Alexia Putellas fiton Topin e Artë në konkurrencën e femrave

Mesfushorja e Barcelonës, Alexia Putellas Segura, e ka fituar Topin e Artë në konkurrencën e femrave.



Ajo është pjesë e Blaugranëve që nga viti 2012 dhe është kapitene e klubit, ndërsa në këtë periudhë e ka fituar pesë herë titullin e Spanjës, gjashtë herë Kupën e Mbretëreshës dhe një herë Ligën e Kampionëve për femra.

Në sezonin 2020/2021, Alexia luajti rol të rëndësishëm në triumfin e Barcelonës në Ligën e Kampionëve në konkurrencën për femra.

Këtë vit është vlerësuar si futbollistja më e mirë, ashtu që në ceremoninë e madhe në Paris iu nda çmimi më i madh prestigjioz që ndahet për futbollistë.

Për më shumë, ajo është bërë futbollistja e parë spanjolle që e fiton Topin e Artë.

Related Articles