Një histori prekëse u publikua në mediet e huaja, pas vdekjes së një çifti nga Michigan, SHBA, të cilët edhe pse ishin të vaksinuar, vdiqën nga koronavirusi.
Mediet e huaja raportojnë se dy të moshuarit ndërruan jetë nga Covid-19, në një distancë kohore prej vetëm një minut, duke mbajtur dorën e njëri-tjetrit.
Cal Dunham, 59 vjeç dhe gruaja e tij Linda, 66 vjeç, vdiqën të dielën (26 shtator).
Familja e tyre shpjegoi se ata humbën jetën nga koronavirusi pavarësisht se ishin vaksinuar kundër Covid.
Çifti, i cili vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, që nuk janë bërë ende të ditura, u infektua në fillim të muajit shtator gjatë një udhëtimi familjar, tha vajza e tyre, Sarah Dunham.