Pas tetë vite skuadra e Prishtinës, është shpallur kampione e Kosovës për edicionin 2020/21. E në këtë sukses ka bërë punë të madhe edhe trajneri, Zekerija Ramadani, i cili është bër i katërti që merr titull me Prishtinën.
Por në fazën e parë të sezonit, trajneri nga Shkupi kishte ofruar dorëheqje pas humbjes nga Drenica, e që në atë fazë ishte e treta me radhë. Ndërsa drejtuesit bardhekaltërve nuk e pranuan largimin e tij dhe besuan në punën e tij.
E siç po shihet ‘shqisat’ e drejtuesve te Prishtinës kanë qenë duke parë larg, pasi ai refuzim për largim doli të jetë me sukses, tani duke ua shpërblyer besimin me titullin kampioni. Ramadani arriti të stoliset me titullin kampion, pas fitores në udhëtim, duke e mposhtur në Anamoravë skuadrën e Gjilanit me rezultat 1:2.
Postimi i plotë:
Më 1 nëntor kishte ofruar dorëheqje, nuk iu ishte pranuar. Pjesa tjetër është histori!…
Trajneri Ramadani, bëhet vetëm trajneri i 4-të që merr titull me Prishtinën
Është trajneri i parë që nuk vije nga bërthama e klubit që stoliset me titull me skuadrën më të madhe në vend.
Pas ndeshjes me Drenicën më 1 nëntor kishe radhitur tre humbje rresht, ishte gati të futej në histori me plasmanin më të dobët të klubit ndonjëherë dhe ndodhej -14 pikë larg venit të parë (Ballkanit). Pas ndeshjes ofron dorëheqje. Udhëheqja e klubit nuk ia pranon. Pjesa tjetër është histori!…
Ka fituar 10 ndeshjet e fundit radhazi. Me asnjë kundërshtar nuk ka lënë më shumë se 4 pikë. Ka mposhtur 4 herë, deri dje, kampionët e Dritës. Ka mposhtur dy herë Ballkanin duke e mposhtur edhe në shtëpi. Është shpall kampion me 3 skuadra të ndryshme, me Trepçën ’89 (2016/17), Feronikelin (2018/19) dhe Prishtinën (2020/21), raporton, GazetaSheshi.