Kancelari austriak Alexander Schallenberg tha të enjten se do të japë dorëheqjen sapo partia e tij popullore konservatore të bie dakord për liderin e saj të ardhshëm.
Vendimi vjen pasi ish-kancelari Sebastian Kurz njoftoi se do të largohej nga posti i kryetarit të partisë më herët, ndërsa të njejtën ditë Kurz tha se do të tërhiqet nga politika.
“Unë besoj fuqishëm se të dy pozicionet, kreu i qeverisë dhe lideri i partisë austriake me më shumë vota, së shpejti duhet të mbahen sërish nga i njëjti person”, tha Schallenberg në një deklaratë.
“Prandaj po e vë në dispozicion postin tim si kancelar sapo të jetë vendosur drejtimi i duhur brenda partisë”.
Dorëheqja e Schallenbergut vjen dy muaj pasi mori detyrën, pasi zëvendësoi Kurzin që u përfshi në një skandal korrupsioni. Kurz dha dorëheqjen në tetor.
Disa media austriake kanë raportuar se ministri i Brendshëm Karl Nehammer, një zbatues i linjës së ashpër të Kurzit për imigracionin, ka shumë të ngjarë të bëhet lider partie dhe kancelar kur udhëheqja e OeVP të mblidhet të premten për të zgjedhur pasardhësin e Kurzit./Gazeta “Enigma”/