Bideni dhe Putini do të përfshihen vetë në bisedime për Ukrainën pasi diplomatët nuk shënuan progres

Bideni dhe Putini do të përfshihen vetë në bisedime për Ukrainën pasi diplomatët nuk shënuan progres

Joe Biden dhe Vladimir Putin do të bisedojnë “në të ardhmen e afërt” pasi diplomatët e tyre të lartë nuk bënë progres në Stokholm drejt zbutjes së situatës për Ukrainën, krah frikës për pushtimin rus.

Sekretari i shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, nuk mbajtën konferencë bashkë pas kërcënimeve gjatë takimin 40-minutësh, kohëzgjatje kjo e shkurtër që tregoi se kishte pak mundësi për një përparim.

“Besoj se ministri i Jashtëm do ta përçojë bisedën te presidenti Putin. Do ta bëjë të njëjtën, sigurisht, me presidentin Biden. Mendoj se ka gjasa që presidentët të bisedojnë direkt në të ardhmen e afërt”, ka thënë Blinken, raporton The Guardian, përcjellë Gazeta “Enigma”.

SHBA-ja ka kërcënuar se do të marrë masa ekonomike nëse grumbullimi i rreth 100.000 trupave ruse do të çojë në konflikt më të madh me Ukrainën. Moska ka thënë se ndihet e kërcënuar nga marrëdhënia e afërt e NATO-s me Ukrainën.

Blinkeni ka përsëritur paralajmërimet e SHBA-së për pasoja serioze për Rusinë. Rusia po kërkon një tjetër samit presidencial me SHBA-në ku Putini ka thënë se do të kërkojë garancinë se NATO do të limitojë mbështetjen ndaj Ukrainës./Gazeta “Enigma”/

Related Articles