Matt Hancock po përballet me thirrje për dorëheqje nga pozita e sekretarit të Shëndetësisë pasi shkeli udhëzimin për distancën sociale, duke shkëmbyer puthje me një kolege.
Sipas BBC, përcjell Gazeta Enigma, pas publikimit të fotografive ku po shkëmbente puthje me Gina Coladangelo, Hancock kërkoi falje – derisa ato imazhe thuhet se u shkrepën më 6 maj.
Duncan Baker është deputeti i parë Tory që i tha hapur qeverisë që Hancock duhet të japë dorëheqje, derisa ish-sekretarja e shtetit, Esther McVey tha se ajo do të jepte dorëheqje nëse do të ishte në pozicionin e Hancock.
Nga ana tjetër, kryeministri britanik, Boris Johnson e konsideron këtë çështje si të mbyllur.
Një zëdhënës i Downing Street, tha se Johnson e pranoi faljen e Hancock, duke shtuar se ai kishte besim të plotë te sekretari i Shëndetësisë.
Laburistët dhe grupi Familjet e Bereaved për Drejtësinë për COVID-19, gjithashtu kanë bërë thirrje që sekretari i Shëndetësisë të shkarkohet.
Hancock u kap në kamera ndërsa puthej me pasion me ndihmësen e tij, ndërsa dorën e kishte poshtë belit, transmeton Gazeta Enigma.
Kurorëshkelësja nga videoja është Gene Coledangelo, e cili filloi të punonte si këshilltare e ministrit në muajin mars të vitit të kaluar, raporton Thesun, transmeton Gazeta Enigma.