Dorëzohet në polici burri që rrahu bashkëshorten në Prishtinë, u denoncua para disa ditësh

Dorëzohet në polici burri që rrahu bashkëshorten në Prishtinë, u denoncua para disa ditësh

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.

Një rast i tillë ishte raportuar nga një grua në Prishtinë në fund të nëntorit, e cila e kishte denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje. Si rezultat i denoncimit, Policia ishte aktivizuar, por i dyshuari kishte arritur të ikte.

Por pas disa ditësh në arrati, i dyshuari B.R., ka vendosur që të dorëzohet në Polici, ku gjatë ditës së djeshme është paraqitur në stacion, me ç’rast është përballur me denoncimin kundër tij.

Ai po dyshohet se më 26 nëntor, pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten, të njëjtën ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Related Articles