Publikohet dosja e Prokurorisë për policët e arrestuar në operacionin “Pika”, raporton Gazeta Enigma.
“Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal”, “Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotorope dhe analoge”, “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit “, “Kontrabandimi i mallrave”, janë veprat penale për të cilat po dyshohen 25 zyrtarët policor për të cilët Prokuroria e shtetit ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit.
A.K, A.SH, A.H, B.L, D.L, F.S, F.GJ, G.A, G.H, G.SH, G.T, H.D, H,P, H.H, I.D, I.T, K.S, L.H, M.B, R.T, S.M,XH.H, XH.H dhe XH.L, janë inicialet e personave zyrtarë, të cilët sipas Prokurorisë, prej muajit gusht deri në dhjetor të vitit 2021, në pikën kufitare “Qafë Morinë”, në Regjionin e Gjakovës, në cilësinë e personave zyrtarë në Drejtorinë Rajonale të Policisë Kufitare-Përendimi me detyrë në Stacionin Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit, në vazhdimësi kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare.
Prokuroria Speciale e Kosovës me 7 shkurt të këtij viti kishe pranuar kallëzimin penal nga Inspektorati Policor (IPK), për zyrtarët e lartë cekur se herë në mënyre të organizuar dhe herë individualisht kishin kanë keqpërdorur pozitën zyrtare duke pranuar ryshfet nga qytetaret e Republikës së Kosovës dhe nga ajo e Shqipërisë, për t’ua mundësuar të hynë në Kosovë duke iu shmangur pagesave dhe tarifave doganore, shkruan “Betimi për Dretësi”.
Me 1 qershor 2021, Prokurori i Shtetit kishte nxjerrë aktvendim për fillim të hetimeve ndaj të pandehurve tjerë me dyshimin se kanë kryer veprën penale për të cilën është bërë kallëzimi.
Me pas, me 15 tetor te po atij viti Prokurori kishte nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve duke i përfshirë edhe të pandehurit e cekur me lartë.
Kështu sipas prokurorisë kishin vazhduar në zgjerimin e hetimeve për shkak të dyshimeve të cekura në dispozitiv.
Një ditë më parë Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përmes një komunikate për medie, ka njoftuar se me urdhër të Prokurorisë Speciale ka realizuar operacionin e koduar me emrin “Pika” që ka filluar qysh në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në Gjakovë dhe Prizren, i cili ka rezultuar me arrestimin e 50 personave.
Aty thuhej se operacionit i ka paraprirë një hetim rreth njëvjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”./Gazeta Enigma/