Drejtori i Juventusit, Maurizio Arrivabene, u është përgjigjur zërave se klubi nga Torino ia ka vjedhur Gleison Bremerin skuadrës së Interit.
Ai ka thënë se nuk e kanë vjedhur Bremerin, por vetëm e kanë kryer punë e tyre.
“Nuk është çështje vjedhjeje. Tregu i transferimeve është i hapur dhe një klub bën atë që duhet të bëjë”, u tha Arrivabene gazetarëve, përcjell “Football Italia”.
Bremeri u transferua te Juventusi nga Torino për 41 milionë euro, plus nëntë milionë bonuse.
Arrivabene foli edhe për mundësinë e rikthimit të Alvaro Moratas.
“Jo, nuk ka asnjë lajm”, u shpreh ai.