Drejtori i Policisë për Afrimin: Rreshteri dha jetën e tij duke mbrojtur rendin kushtetues, sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës

Drejtori i Policisë për Afrimin: Rreshteri dha jetën e tij duke mbrojtur rendin kushtetues, sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës

Drejtori i Policisë së Kosovës (PK), Gazmend Hoxha, në ceremoninë e varrimit të policit të rënë në detyrë, Afrim Bunjakut, tha se ky i fundit dha jetën e tij duke mbrojtur rendin kushtetues, sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Hoxha tha se çdo kush që guxon të sulmoj policinë e Kosovës dhe rendin Kushtetues të saj është i destinuar që të dështojë.

Drejtori i PK-së pati edhe një porosi për terroristët dhe bandat kriminale, sipas tij, dora e shtetit do ti kap dhe luftojë ata ku do që janë.

“Rreshter Afrimi dje ra heroikisht në kryerjen e detyrës në veri të Kosovës, ai u vra në një pritë të organizuar nga grupet terroriste dhe kriminale. Rreshteri Afrimi heroi më i ri i Kosovës dha jetën e tij duke mbrojtur rendin kushtetues, sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës. Sot për ne edhe për ju është një ditë e vështir sepse po ndahemi nga bashkëshorti, vëllai, miku e kolegu i cili dha jetën e tij për paqe dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim”.

“Aktet e tilla terroriste kanë për qëllim destabilizimin e shtetit, mirëpo çdo kush që guxon të sulmoj policinë e Kosovës dhe rendin Kushtetues të saj është i destinuar të dështojë dhe do të marr përgjigjen e merituar me forcën e ligjit të një policie demokratike e përkushtuar ti shërbej qytetarëve të saj dhe shtetit të Kosovës. Nga ku vend dhe kjo ceremoni ju bëjmë me dije grupeve terroriste dhe kriminale që dora e shtetit do ti kap dhe do ti luftojë pa mëshirë ku do që janë ata”, tha ai.

Related Articles