Drejtori i Policisë për aksidentet: Mbi 100 persona vdiqën këtë vit

Drejtori i Policisë për aksidentet: Mbi 100 persona vdiqën këtë vit

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka prezantuar disa të dhëna mbi aksidentet që kanë ndodhur gjatë vitit 2023.

Hoxha ka thënë se gjatë periudhës 1 janar- 18 dhjetor, kanë vdekur 106 persona.

Ai tha se 46 nga personat e vdekur në aksidente kanë qenë shoferë, 29 persona kanë qenë këmbësorë dhe 28 kanë qenë pasagjerë.

Hoxha ka bërë të ditur edhe shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve.

Ai ka treguar edhe për aktivitetet dhe inspektimet që janë bërë.

Hoxha ka shfaqur të dhënat për aksidentet fatale nga viti 2002.

Related Articles