Drejtori i PSG-së ia ofron Juventusit shërbimet e Neymarit

Drejtori i PSG-së ia ofron Juventusit shërbimet e Neymarit

Paris Saint-Germain duket se e dëshiron me ngulm largimin e Neymarit, pasi braziliani nuk i ka plotësuar pritshmëritë e tij në edicionet e fundit.

Sulmuesi më shumë ka qëndruar i lënduar se sa që ka luajtur dhe shitja e tij në këtë verë është shumë e mundur.

Sipas asaj që raporton Momblano, drejtori i PSG-së, Luis Campos i ka ofruar Juventusit mundësinë e transferimit të Neymarit.

Zonja e Vjetër dëshiron që sa më parë të rikthehet në majat e futbollit, por që e di se braziliani ka një pagë tejet të lartë.

Mirëpo, nëse Neymar dëshiron të luajë sërish në një ekip të madh dhe në Ligën e Kampionëve, atëherë duhet të ulë kërkesat e tij për pagë.

Ai lidhet po ashtu me një kalim te Chelsea, pasi ka raporte të mira me Thomas Tuchelin, qysh nga koha kur dyshja punonin së bashku në “Parkun e Princave”.

Mbetet të shihet nëse Biankonerët do të bëjnë këtë lëvizje që padyshim se do të bënte bujë apo do ta injorojë këtë mundësi. 

Related Articles