Bordi i drejtuesve të Liverpoolit është i etur për të siguruar një kontratë të re deri në janar për yllin e tyre Mohamed Salah.
Sipas mediumit Football Insider, drejtuesit e Reds duan të rregullojnë kontratën e Salah përpara se të hapet afati kalimtar i transferimeve të janarit.
Raporti thotë se pronarët e FSG duan të lidhin Salah me një marrëveshje të re shumë shpejt, dhe shumë përpara 1 janarit, ku hapet afati kalimtar.
Është pohuar gjithashtu se FSG beson se nëse negociatat për kontratën e Salah zvarriten deri në Vitin e Ri, shpresat për të rënë dakord për një zgjatje do të “avullohen”.
Nga ana e tij, menaxheri i Reds, Jurgen Klopp është i etur për të parë sulmuesin e tij me një marrëveshje të re.
Edhe Salah disa herë ka deklaruar se është i lumtur me kohen që po kalon në Anfield dhe një rinovim mund të bëhet shumë shpejtë. /Gazeta Enigma/