Policia e Kosovës njofton se një person nga Drenasi ishte marr me dhunë nga tre të dyshuar të pa njohur, të cilët e kishin dërguar viktimën në një pyll dhe e kishin sulmuar duke i shkaktuar lëndime, raporton Gazeta Enigma.
Të dyshuarit e kishin futur në veturë viktimën dhe pasi e kishin sulmuar, i njëjti kishte arritur të largohet prej personave të dyshuar.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se të njetit i është ofruar tretman mjekësor, është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.
“Viktima mashkull kosovar raporton se derisa ishte duke punuar në lokalin e tij, tre të dyshuar të pa njohur për viktimën e kishim mare me dhunë me veturë dhe e kishin dërguar në pyll dhe e kishin sulmuar duke i shkaktuar lëndime , dhe më pas viktima ka arrit të largohet prej personave të dyshuar. Të njëjtit ju është ofruar tretman mjekësor, është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.