Drenica dhe Gjilani do të përballen sot nga ora 17:00 në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Enigma.
Ndeshja do të luhet në Skenderaj në në stadiumin “Bajram Aliu.
Në këtë ndeshje drejtësinë do ta ndajë Alban Shala I asistuar nga Bujar Selimaj dhe Fatmir Sekiraqa.
Drenica e ka nisur sezonin shumë dobët duke i pësuar dy humbje nga dy ndeshje. Në takimin e parë Drenica pësoi humbje me rezultat 0-1 si vendas ndaj Llapit. Kurse në takimin e dytë u mposht nga kampioni aktual Ballkani po ashtu me rezultat 1-0.
Kurse ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani, SC Gjilani ka rrëmbyer 6 pikë nga dy ndeshje. Në takimin e parë Gjilani mposhti Ferizajn në një ndeshje dramatike.
Në takimin e dytë, Gjilani luajti si vendas po ashtu duke fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Malishevës.
Në pesë takimet e fundit mes Gjilanit dhe Drenicës, gjilanasit i kanë fituar dy prej tyre, kurse tri takime kanë përfunduar me barazim, raporton Gazeta Enigma.