Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se pushteti ka goditur pas shpine edhe njëherë kategorinë më të ndjeshme të shoqërisë, pensionistët.
Sipas tij, kjo qeveri vërteton edhe një herë mashtrimin e paskrupullt.
“Mosmiratimi i amendamenteve të propozuara nga unë si deputet i AAK-së tregon se qeveria nuk pranon mendim edhe atëherë kur ka një opinion obligues nga Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.