Drita ka arritur marrëveshje me njërin nga futbollistët më të dalluar në Superligë. Gjilanasit janë përforcuar me kapitenin e Trepçës ’89, Muharrem Jashari.
Jashari këtë e konfirmoj edhe për gazetws “Sheshi”, duke deklarua se ka arritur marrëveshje me gjilanasit.
“Po, unë kam arritur marrëveshje me Dritën”, tha ai.
23 vjeçari sipas asaj që ka raportuar pak me parë, zyrtarzimin i tij mund të bëhet sot, ose gjatë fundjavës së ardhshme. Mesfushori shihet si një zëvendësues ideal për Xhevdet Shabanin, i cili u largua në drejtim të Prishtinës.