Kanë përfunduar tri duelet e sotme të Superligës së Kosovës.
Gjilani dhe Drita luajtën baras në derbi me rezultat 2-2,.
Drita kaloi e para në avantazh me golin e Baftiut, por Gjilani u kundërpërgjigj me anë të Bashës dhe Ismajlit për epilogun e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Drita barazoi shifrat me Dabiqajn në minutën e 55’të. Derbi pati edhe kartona të kuq, dy nga Gjilani dhe një nga Drita.
Gjatë gjithë ndeshjes skuadra e Gjilanit ishte më krkuese se Drita duke krijuar raste më shumë.
Në anën tjetër Dukagjini ka shkuar në pushim e qetë pas avantazhit me rezultat 1-0 ndaj Feronikelit ’74, kurse dueli mes Fushë Kosovës dhe Prishtinës nuk prodhoi gola në 45 minutat e para.