Drita kërkon përmbysje ndaj Inter Turkut “Fadil Vokrri”

Drita kërkon përmbysje ndaj Inter Turkut “Fadil Vokrri”

FC Drita sot do ta ketë ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës finlandeze, Inter Turku në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Gjilanasit ndeshjen e parë u mposhtën me rezultat 1-0 në Finlandë, kurse sonte priten të paraqiten krejtësisht ndryshe për ta kërkuar kualifikimin në rrethin tjetër.

Tifozët e kësaj skuadre “Intelektualët” priten që t’i mbushin shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri” të martën në mbrëmje duke ia dhënë një shtysë të madhe të besuarve të Ardian Nuhiut.

LEXO EDHE: Analizë: Cilat janë gjasat e katër klubeve kosovare për të kaluar në rundin e dytë në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Konferencës?

Drita në këtë ndeshje nuk mund të llogarisë në të ndëshkuarin Ilir Blakçori, por kjo mungesë nuk pritet t’i sjellë kokçarje pasi Ardian Nuhiu ka fond të pasur të lojtarëve në dispozicion për këtë ndeshje.

Dritës do t’i duhet një fitore me rezultat të pastër prej 2 golash për t’u kualifikuar në rundin tjetër.

Këtë ndeshje do ta drejtoj Neil Doyle nga Irlanda i cili do të asistohet Robert Clarke dhe Wayne McDonnell.

Drita – Inter Turku luhet nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Related Articles