Xhiroja e 20-të në Superligën e Kosovës do të nis sot me dy ndeshje, Drita – Llapi dhe Ulpiana – Malisheva, shkruan Gazeta Enigma.
Vëmendja do të jetë në Gjilan në derbin e kësaj xhiroje mes Dritës dhe Llapit.
“Enigma” tashmë ka mësuar formacionet startuese të kësaj përballje.
Drita: Maloku, Limani, Broja, Cuculi, Namani, Muja, Ajzeraj, Blakcori, Balde, Fazliu, Simonnowski.
Llapi: Coric, Prenci, Veliu, Emini, Selmani, Krasniqi, Shillova, Shabani, Peposhi, Rivera, Neto.
Në këtë ndeshje drejtësinë do ta ndajë gjyqtari Dardan Çaka.
Takimi i fundit i zhvilluar mes këtyre dy skuadrave ishte më 23 tetor të vitit 2021 në Podujevë, ku përfundoi me fitoren e Dritës me rezultat 2-4.
Drita pozicionohet në vendin e parë me 37 pikë, kurse Llapi në vendin e katërt me 32 pikë.
/Gazeta Enigma/