Drita merr tre pikë të arta në garën për titull, Malisheva triumfon ndaj Drenicës

Drita merr tre pikë të arta në garën për titull, Malisheva triumfon ndaj Drenicës

Superliga e Kosovës zhvilloi sot javën e 31-të, me dy takime interesante ku u luajt për titull dhe mbijetesë.

Drita priti Ferizajn në Gjilan, ku ndeshja u zhvillua në stadiumin me bar sintetik.

Ferizaj qysh në minutat e para humbi portierin Rexhepo pas një ndërhyrje të vrazhdë jashtë zonës, ku mori karton të kuq.

Takimi përfundoi 3-0 në favor të Dritës.

Golat për Dritën i shënuan Tahiri, Selmani e Simonowski.

Drita – Ferizaj 3:0
(9′ Rexhepi (Fer) karton i kuq, 80′ Tahiri 1-0, 90+3′ Selmani 2-0, 90+9′ Simonovski 3-0.  )

Në anën tjetër, Malisheva mposhti vendasin, Drenicën, me rezultat 1-2, me anë të golave të Maliqit dhe Tolajt. Për Drenicën, shënoi Zeka.

Drenica – Malisheva 1:2
(5′ Zeka 1-0, 7′ Maliqi 1-1, 24′ Tolaj 1-2,  )


Related Articles