Janë zhvilluar takimet e xhiros së 30-të në Superligë, raporton Gazeta Enigma.
Drita e priti në Gjilan Prishtinën, e cila po lufton për një vend në Europë.
Prishtina po i bën garë për vendin e 3-të Gjilanit, ku tani kanë vetëm 2 pikë diferencë, me Gjilanin e cila do të luaj nesër.
Drita mposhti Prishtinën me rezultat minimal 1-0 me realizator Kastriot Selmani.
Ndeshje e fortë u zhvillua edhe në Ferizaj, ku Ferizaji priti Malishevën. Të dyja klubet po luftojnë për mbijetesë në Superligë.
Takimi përfundoj me rezultat 1-2 për Malishevën.
Sobowale shënoi dy herë për Malishevën, ndërsa për Ferizajn realizoi Haxhimusa.