Ka përfunduar ndeshja mes FK Auda dhe FC Drita.
Skuadra kosovare është mposhtur në ndeshjen e tretë të raundit kualifikues në Conference League.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1 me 0, me Bruno Tavares që realizoi golin e vetëm.
Ishte një paraqitje jo shumë e mirë nga skuadra e Dritës, e cila do të synojë përmbysjen pas një jave në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.