Ndeshja derbi mes Dritës dhe Ballkanit në kuadër të xhiros së tretë, po luhet në fushën me bari sintetik në Gjilan.
Bajram Jashanica e ka shënuar golin e epërsisë për Ballkanin ndaj Dritës.
Ai shënoi gol nga afërsia në minutën e 6-të të ndeshjes së mbetur të javës së tretë të Superligës së Kosovës në futboll.
Blend Baftiu ka shënuar golin e barazimit përballë Ballkanit.
Ai shënoi me kokë në minutën e 29-të nga afërsia. Goli i Baftiut u konfirmua nga dhomat e VAR-it.
Golin e epërsisë për 2:1, Drita e shënoi nëpërmjet Blerim Krasniqit. Ai shënoi supergol në minutën e 44-të.