Xhiro e 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll vazhdon sot, me dy ndeshjet e fundit që janë në program për t’u zhvilluar.
Padyshim që vëmendja kryesore do të jetë në Gjilan, aty ku takohen Drita dhe Llapi dhe ku mund të kemi kampionin e ri të Kosovës.
Drita synon fitoren në këtë takim, pasi me tre pikët eventuale do të shpallej zyrtarisht kampion i ri i Kosovës për sezonin 2024/25.
Por fitorja për gjilanasit nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj Llapit që po kalon formë të mirë dhe llapjanët udhëtojnë për mos t’u mposhtur.
Ndeshje shumë interesante do të zhvillohet edhe në Suharekë, ku Suhareka pret Ferizajn.
Vendasit janë në pozitë tejet të vështirë dhe vetëm nëse fitojnë të gjitha ndeshjet deri në fund mund të shpëtojnë.
Në anën tjetër Ferizaj udhëton për fitore, pasi tre pikët nga kjo ndeshje do t’i dërgonin ata në pozitën e katërt në tabelë.
Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë nga ora 15:00.