Drita ka prezantuar fanellat e reja për sezonin 2022/23.
Skuadra gjilanase kishte startuar në kampionat me fanellat e vjetra, por në xhiron e dytë ndaj Dukagjinit do të luaj me të rejat.
Prezantimi i fanellave të reja nga skuadra gjilanase ka qenë shumë i veçantë pasi e kanë bërë në bashkëpunim me aktorët e njohur të teatrit të qytetit në Gjilan.
Ernest Zymberi dhe Kushtrim Qerimi kanë prezantuar fanellat e reja, derisa në videon e publikuar nga Drita janë prezent edhe të gjithë futbollistët.
Drita në sezonin e ri do të ketë tre palë fanella, të kaltërtën si të parën, të bardhën si të dytën dhe fanellën e tretë e cila është ngjyrë e zezë.